Arbëri

Këshilli i prindërve: Po e paguajmë faturën e inateve mes Qeverisë e mësimdhënësve

Foto: KOHA
 

Këshilli i Prindërve i Kosovës vlerëson se ata dhe fëmijët e tyre janë pala e vetme e dëmtuar nga grevat dhe protestat e mësimdhënësve, të cilët po kërkojnë miratimin e ligjit për paga.

Përmes një reagimi të premten për shkak të mbajtjes së protesave nga mësimdhënësit sot në Prishtinë, ky këshill vlerëson së prindërit dhe nxënësit po paguajnë faturat e mosveprimeve dhe inateve mes Qeverisë dhe mësimdhënësve.