Arbëri

Betohen 257 ushtarë të rinj, Osmani: Kosova e ka vendin në NATO

Foto: Facebook/ Vjosa Osmani
 

Nga sot Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar edhe 257 ushtarë të rinj. Në ceremoninë e betimit të këtyre rekrutëve të rinj e cila u mbajt në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, komandantja supreme e Ushtrisë së Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh se me këtë numër të rekrutëve FSK-ja gjithnjë e më shumë po zhvillohet konform standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive më moderne në botë.

Presidentja e Kosovës u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri dhe se në këtë drejtim po punojnë në përgatitjen më të mirë të ushtrisë së Kosovës.