Arbëri

Serbia nis fushatën anti-Kosovë për Këshillin e Evropës

 

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq, të premten ka nisur fushatën anti-Kosovë në Këshillin e Evropës. Në dhjetëra takime me ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të organizatës, ai ka prezantuar “rreziqet që paraqet kërkesa e Kosovës për pranim në këtë organizatë”.

“Bisedë konstruktive e ministrit të Jashtëm Selakoviq me Ilia Darchiashvili, ministrin e Jashtëm të Gjeorgjisë. U diskutua për raportet dhe bashkëpunimin e mirë ekonomik Serbi-Gjeorgji. Selakoviq e njoftoi kolegun gjeorgjian për rreziqet që paraqet kërkesa e Prishtinës për pranim në Këshill të Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së serbe për një nga takimet që Selakoviq ka zhvilluar të premten.