Arbëri

Kafshët me brucelozë asgjësohen dhe groposen dyqind metra afër shtëpive

Kafshë të prekura nga bruceloza, që mund të bartet edhe te njeriu, groposen në këto hapësira në Gumnshtë të Gjilanit. Banorët shprehen të shqetësuar për shëndetin, pasi kjo hapësirë gjendet rreth dyqind metra afër shtëpive të tyre

Njollat e gjakut e pjesë të litarit janë vetëm disa prej gjurmëve të freskëta që kanë mbetur mbi dhe, nga groposja dhe asgjësimi i dhjetëra lopëve të sëmura me brucelozë, në lagjen e Jabuxhëve, në Gumnishtë të Gjilanit.

 

Qysh prej vitit 2016, kafshë të prekura nga bruceloza, sëmundje me rrezikshmëri të lartë, asgjësohen dhe groposen në afërsi të zonave të banuara në Gumnishte të Gjilanit. Banorët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre e në Drejtorinë e Bujqësisë kanë thënë se ndërrimi i lokacionit do të bëhet së shpejti

Njollat e gjakut e pjesë të litarit janë vetëm disa prej gjurmëve të freskëta që kanë mbetur mbi dhe, nga groposja dhe asgjësimi i dhjetëra lopëve të sëmura me brucelozë, në lagjen e Jabuxhëve, në Gumnishtë të Gjilanit.

Këto kafshë të prekura nga kjo sëmundje infektuese, që mund të bartet edhe te njeriu, groposen në këto hapësira qysh prej 2016-s, sipas vendimit që kishte marrë atëkohë Kuvendi i kësaj komune.