Arbëri

Ngrihen shqetësime për shkelje të të drejtave të njeriut ndaj të akuzuarve në Hagë

gjykata speciale, dhomat e specializuara, hashim thaci, kadri veseli, albin kurti
Çështja e paraburgimit, ajo e gjykimit, e drejta e gjuhës, mbarëvajtja e seancave e redaktimet, janë vetëm disa nga shkeljet që janë identifikuar nga ekspertët e fushës

Gjykata Speciale po kritikohet për shkelje të shumta në aspektin e të drejtave të njeriut dhe të gjykimit të drejtë të të akuzuarve.

 

Në Zyrën e Avokatit të Popullit në kuadër të Dhomave të Specializuara të Kosovës janë deponuar dhjetëra ankesa. Por, sipas njohësve të punës së Speciales, ndikimi i kësaj zyre është i vogël. Ata numërojnë një varg kritikash në lidhje me trajtimin që është duke iu bërë të akuzuarve në Hagë. Avokati Artan Qerkini e kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala, kanë përmendur disa nga rastet, të cilat, sipas tyre, janë në mospërputhje me rregullat e trajtimit e të gjykimit të drejtë të të pandehurve

Gjykata Speciale po kritikohet për shkelje të shumta në aspektin e të drejtave të njeriut dhe të gjykimit të drejtë të të akuzuarve.

Çështja e paraburgimit, ajo e gjykimit, e drejta e gjuhës, mbarëvajtja e seancave e redaktimet, janë vetëm disa nga shkeljet që janë identifikuar nga Artan Qerkini, avokat i akredituar nga Specialja.