Arbëri

Serbët bllokojnë zyrat e Komunës paralele të Istogut

Foto: "Radio Gorazhdevac"
 

Një numër serbësh, të hënën, nuk e kanë lejuar të futet në zyrë Kosta Belosheviqin, kryetarin e komunës paralele të Istogut, që funksionon sipas ligjeve të Serbisë.

Kjo zyrë, me bazë në fshatin Osojan, nuk u hap gjatë së hënës, pasi protestuesit po kërkojnë punësimin e një anëtari nga secila familje.