Arbëri

MCC: Është koha për të punuar për efiçiencë të energjisë

Foto: Driton Paqarada / KOHA
 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se sektorit të energjisë në Kosovë po i jepet drejtimi i duhur.

Në konferencën me donatorë për subvencionet për efiçiencë të energjisë, ministrja tha se investimet e MCC-së në këtë drejtim janë të mirëseardhura, pasi kanë në fokus sektorin privat dhe konsumin e energjisë nga amvisëria.