Arbëri

Shqetësime për përfshirje të ulët të fëmijëve në edukimin e hershëm

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ-it, ka prezantuar Sistemin e Arsimit Parauniversitar në Kosovë, para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

Buleshkaj ka thënë se duke mos pasur legjislacion të plotë për edukimin e hershëm, Kosova vazhdon të mbetet vendi me pjesëmarrjen më të ulët të përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.