Arbëri

Komisioni për Shëndetësi ngre si shqetësim mospagesën e stafit mbështetës

 

Mospagesa e mbi 1.200 profesionistëve shëndetësorë të angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhim të pandemisë COVID-19, është ngritur si shqetësim edhe në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, të martën.

Anëtarët e këtij komisioni kërkuan që të rritet vigjilenca dhe përgatitjet për ballafaqim me linë e majmunit, një sëmundje e cila tashmë ka prekur shumë vende të botës.