Arbëri

Ministria e Bujqësisë çon miliona në qira – nuk kthehet në objekt shtetëror

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Për tri vjet, mbi 2 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për qiranë e Ministrisë së Bujqësisë dhe për Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë. Ministria ka paralajmëruar se do ta vazhdojë kontratën që skadon në gusht, ani se objekti i ish-Komitetit, që është në pronësi shtetërore, nuk është kthyer në rezidencë presidenciale, arsye kjo e zhvendosjes me qira të Ministrisë së Bujqësisë tri vjet më parë.

 

Për tre vjet, mbi 2 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për qiranë e Ministrisë së Bujqësisë dhe për Agjencinë e Zhvillimit të Bujqësisë. Ministria ka paralajmëruar se do ta vazhdojë kontratën që skadon në gusht, ani se objekti i ish-Komitetit, që është në pronësi shtetërore, nuk është kthyer në rezidencë presidenciale, arsye kjo e zhvendosjes me qira të Ministrisë së Bujqësisë tre vjet më parë

Saktësisht 1 milion e 10 mijë e 880 euro është shuma që deri në muajin gusht do ta përfitojë nga shteti pronari i kompleksit të ish-“Ramiz Sadikut”, për hapësirën që prej tre vjetësh e ka lëshuar me qira për Ministrinë e Bujqësisë. Po kaq para do t’i fitojë edhe për hapësirën tjetër, ku gjatë kësaj periudhe është zhvendosur edhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Të dyja kontratat skadojnë në gusht, por asnjë nga këto dy institucione nuk do të rikthehen në objekte shtetërore, ku ishin më herët – në ndërtesën e ish-“Komitetit” dhe në godinën e ish-Bankës së Lubjanës.