Vuçiq liderëve evropianë: Mos na thoni çdo ditë ta njohim Kosovën

Vuçiq liderëve evropianë: Mos na thoni çdo ditë ta njohim Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Davos ka thënë se u ka kërkuar liderëve evropianë të mos kërkojnë nga Serbia përditë njohjen e Kosovës.
Në një deklaratë për media pas “Dialogut të Diplomacisë në Ballkanin Perëndimor” në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, Vuçiq para gazetarëve ka thënë se ka kërkuar të mos i bëhet presion Serbisë për dy çështje.
“Për shkak që jemi në rrugën evropiane, nuk mund të na kërkoni të ndryshojmë përditë politikën tonë, nëse dikush mendon se kjo është e nevojshme. Jemi falënderues për paratë dhe ndihmat tuaja, por mos na detyroni çdo ditë të dëgjojmë thirrjet që t’i vëmë sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën”, ka thënë Vuçiqi, raporton gazeta serbe “Danas”.
Vuçiq ka thënë se ka folur për problemet e Serbisë dhe ka paraqitur mendime krejtësisht të ndryshme për Ballkanit nga ato që janë paraqitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Vuçiq përballë Kurtit, i quan të vështira diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që është në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, i ka quajtur të vështira diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, me liderët rajonalë e evropianë.
Ai përshkrimin e bëri në Instagram, pas pjesëmarrjes në sesionin “Dialogu i Diplomacisë në Ballkanin Perëndimor”, që u mbajt i mbyllur për publikun, e në të cilin merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Të martën, Vuçiqi u shpreh se gjithçka në këtë forum po zhvillohet rreth Ukrainës dhe krizës në Evropë.
Ai po ashtu foli për një takim të mundshëm me kryeministrin e Kosovës. Tha se e di epilogun e tij duke shtuar se “Kurti do të thotë gjëra të tmerrshme për Serbinë dhe se i ka dëgjuar ato 500 herë tashmë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Lista Serbe kërcënon pas aksionit të Policisë së Kosovës në Shtërpcë

Vdiq gazetari Kastriot Myftaraj

Moti i ndryshueshëm në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Kurti: Me hapa të sigurt po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë

258 raste të reja me COVID-19 të enjten

Berisha kërkon ndalimin e hyrjes në Shqipëri për turistët rusë

Ish-komandanti i KFOR-it nuk sheh rrezik për luftë të re në Ballkan

S’ka kuorum për votimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë

Analistët serbë: Videoja e Radojçiqit kundërpërgjigje ndaj VV-së, përgatit terrenin për trazira

Elektroseveri shkel afatet e përcaktuara me marrëveshje

Miratohet edhe doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Kosovë
