Kosova reagon pas ndërprerjes së gërmimeve nga Serbia në Shtaval

Kosova reagon pas ndërprerjes së gërmimeve nga Serbia në Shtaval
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka konfirmuar se Komisioni i Serbisë, i ka ndërprerë punimet në lokacionin e shënjuar në afërsi të minierës në Shtaval, afër Sijenicës, në territorin e Serbisë.
Sipas njoftimit, edhe pse delegacioni i Republikës së Kosovës ka kërkuar në vazhdimësi nga përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë, që të ndajnë çdo informatë që mund të kenë në arkivat e tyre, por edhe informatat e siguruara ndërkohë për këtë lokacion, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
“Mosdhënia e informacioneve shtesë të kërkuara nga Komisioni i Republikës së Kosovës, përveç që tregon mosbashkëpunim të institucioneve të Serbisë, dëshmon edhe mosgatishmërinë dhe mungesën e angazhimit serioz e të sinqertë të palës serbe për të ndriçuar fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës së viteve 1998 – 99 në Kosovë. Gërmimet që kishin filluar më 10 maj nuk kanë rezultuar me gjetjen e vendvarrezës masive me mbetjet mortore të viktimave të luftës, andaj për shkak të specifikave të terrenit dhe lokacioneve të tilla të përdorura nga forcat ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës për zhdukjen e kufomave, në përpjekjen e tyre për fshehjen e gjurmëve të krimit, mbetet krucial sigurimi i informatave plotësuese në veçanti nga arkivat e institucioneve të Serbisë”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Komisioni ka shtuar se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, pret sigurimin e imazheve plotësuese satelitore për një periudhë më të gjerë kohore për lokacionin në fjalë, si një mundësi për të shënjuar më saktësisht lokacionin e varrezës masive, bazuar edhe në përvojat e mëparshme në dy lokacionet e varrezave masive në territorin e Serbisë, si në rastin e Rudnicës dhe atë të e Kizhevakut.
Serbia thotë se s’ka varrezë masive në Shtaval
Veljko Odaloviq, kryetar i Komisionit të Serbisë për Persona të Pagjetur, ka thënë se pas disa ditësh kërkimesh nuk janë gjetur mbetje në Shtaval, afër Sijenicës.
Në Shtaval u kryen kërkime për 13 ditë.
“Kemi punuar në këtë lokacion për 13 ditë pune, janë verifikuar mbi 7000 materiale dhe ajo që ka rëndësi, është që s’është gjetur asnjë mbetje në këtë lokacion”, ka thënë Odaloviq, raporton “TV Most”.
Duke thënë se në Serbi “s’ka pasur pengesa në asnjërën kërkesë për hulumtime”, Odaloviq ka thënë se pret që “edhe Prishtina të punojë njëjtë”.
Ai ka kërkuar që të hapen arkivat e NATO-s, KFOR-it dhe EULEX-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare të përfshira në luftën në Kosovë.
Nuk ka pasur deklaratë nga komisioni i Kosovës.
© KOHA

Osmani pritet me nderime të larta shtetërore në Slloveni

Kurti: Putini është përgatitur për luftë të gjatë

Keqpërdorimi i ujit, enorm në verë

Bie çmimi i naftës për 4 centë

Mbi 1000 raste aktive me COVID-19, vaksinimi në nivelin më të ulët

Të hënën mot me diell e vranësira të pjesshme

Kurti pas sulmit në Kopenhagë: Kosova qëndron krah Danimarkës

Sveçla: Sulmi ndaj policëve, i paprovokuar dhe i rëndë

Veteranët në pritje të propozimit të Qeverisë

Kurti bën ftesë në gjuhë serbe për ndërrim të targave

Shteti nuk ua njeh diplomat pensionistëve si arritje profesionale
