Arbëri

Jozyrtarisht, shqiptarët pa deputet në Serbi

 

Për vetëm 11 vota shqiptarët nuk kanë arritur të marrin një ulëse në Kuvendin e Serbisë, raporton “N1” në Serbi të premten në mbrëmje, sipas të dhënave jozyrtare nga zgjedhjet e përsëritura në vendvotimin nr. 6 Tërnoc të Bujanocit. Koalicioni i Shqiptarëve ka marrë 598 vota, ndërsa i duheshin 609 për të siguruar ulësen.

Në vendvotimin në shkollën fillore “Muharrem Kadri” votuan 618 nga 1050 votuesit e regjistruar. Partia Socialiste e Serbisë mori gjashtë vota, ndërsa koalicionet NADA dhe Alternativa për ndryshim nga dy vota. Dhjetë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.