Arbëri

Dënimet ndaj zyrtarëve të lartë po konsiderohen qesharake

Foto: KOHA
 

Sistemi i drejtësisë në vend po konsiderohet se ka dështuar sa i përket shqiptimit të dënimeve të zyrtarëve të lartë publikë, të akuzuar për krim e korrupsion.

Njohës të fushës vlerësojnë se gjykatat po shqiptojnë dënime “qesharake” përkatësisht dënime me gjobë dhe me kusht, madje rastet po zvarriten deri në 10 vjet, raporton Ekonomia Online.