Arbëri

Lufta për sistemim në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Sistemimi i ish-Ministrisë së Diasporës kishte shkaktuar dyfishim të pozitave brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Edhe miratimi i rregullores së re është përcjellë me shumë pakënaqësi, gjë që dëshmohet përmes dokumenteve brenda këtij dikasteri

Ligjshmëria e vendimeve të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të cilat lidhen me sistemimin e ish-zyrtarëve të Ministrisë së Diasporës, vazhdon të kontestohet në instanca jashtë ministrisë, përfshirë gjykatat. Madje, drejtori i përgjithshëm i kësaj ministrie, Albert Prenkaj, pretendon se zyrtarët e ministrisë e kanë anashkaluar duke mos ia përcjellë një thirrje të brendshme për sistemim, pasi pozita e tij është shuar me rregulloren e re

Ankesa për shpërfillje të diplomatëve të karrierës dhe emërim të atyre që nuk i përmbushin kërkesat ligjore, ka prodhuar rregullorja e re për sistemim. Vendimmarrja e ministres Gërvalla vazhdon të kontestohet në instancat gjyqësore, teksa nuk mungojnë as akuzat për anashkalim të diplomatëve në thirrjet e brendshme të kësaj ministrie.

Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore, Vigan Berisha, më 1 prill të këtij viti ishte ngarkuar që t’u dërgojë të gjithë drejtorëve të departamenteve thirrje për shprehje të interesit për pozitat e reja të drejtorëve sipas organogramit të ri, bazuar në rregulloren e re për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.