Arbëri

Vendimi për zbutjen e dënimit për vrasësin e Armenda Aliut shkon në Supreme

Në arsyetimin e Gjykatës së Shkallës së Dytë, përmendet si masë lehtësuese që do të duhej të merrej parasysh nga Themelorja në Prizren, fakti që i akuzuari, trupin e viktimës mbi të cilën qëlloi 15 herë e ka mbuluar me fustanin e saj dhe se kishte lajmëruar anëtarët e familjes së saj e të tijën, për vrasjen që kishte kryer
 

Rasti i vrasjes së Armenda Aliut në Prizren, epilog do të marrë në Gjykatën Supreme, e cila do të vendosë rreth dënimit të kryerësit të kësaj vrasjeje, bashkëshortit të saj. Bajram Veliajn që qëlloi bashkëshorten 15 herë, Gjykata Themelore në Prizren e dënoi me burgim të përjetshëm, por Apeli e uli në 25 vjet

Gati tre vjet pas vrasjes së Armenda Aliut nga bashkëshorti i saj, rasti nuk ka marrë epilog. Pasi Gjykata e Apelit uli dënimin ndaj Bajram Veliajt nga burgimi i përjetshëm në 25 vjet, pritet të vendosë edhe Gjykata Supreme. Kjo pasi që familja e viktimës, nuk u pajtua me konstatimet e Apelit dhe me arsyetimin që ishte përmendur në 10 faqe aktgjykim, të shpallur muaj më parë.

Në arsyetimin e Gjykatës së Shkallës së Dytë përmendet si masë lehtësuese që do të duhej të merrej parasysh nga Themelorja në Prizren, fakti që i akuzuari, trupin e viktimës mbi të cilën qëlloi 15 herë e ka mbuluar me fustanin e saj dhe se kishte lajmëruar anëtarët e familjes së saj e të tijën, për vrasjen që kishte kryer.