Arbëri

Kostoja e kimioterapisë - 40 mijë euro në profaturë, 120 mijë euro në faturën përfundimtare 

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Dokumentet që i ka siguruar KOHA dhe dëshmitë e familjarëve të pacientëve, ngritin dyshime se si disa nga shërbimet jashtë institucioneve publike shëndetësore nuk kryhen ashtu si janë përshkruar në profaturë dhe nuk përputhen me koston financiare. Spitalet, për të kompensuar reduktimin e shërbimeve, dyshohet se rrisin artificialisht koston, siç është rasti i një 10-vjeçari, kur për kimioterapi – nga afro 40 mijë sa ishte në profaturë, kalkulohet mbi 120 mijë në faturën përfundimtare. Hulumtimi ka identifikuar edhe raste kur për të njëjtin shërbim pagesa është bërë edhe nga familja edhe nga Fondi për Sigurime Shëndetësore 

Dy pagesa për të njëjtin trajtim spitalor të një fëmije pretendohet se i janë paguar një spitali në Turqi. Familja e fëmijës nga Kosova këmbëngul se transplanti i mëlçisë është realizuar falë ndihmës së donatorëve, e në dokumentet për pagesat e ekzekutuara të Fondit për Sigurime Shëndetësore (2018-2021) figurojnë 30 mijë euro të destinuara po për të njëjtin pacient.   

Fondi është pyetur nga KOHA për këtë rast dhe për paqartësitë që shfaqen rreth shpenzimeve gjatë trajtimit të pacientëve në institucionet jopublike shëndetësore, por ata nuk janë përgjigjur. Ndërsa, prindi i fëmijës thotë se mund të flasë vetëm për mjetet e siguruara nga qytetarët vullnetmirë e jo për ato që ka paguar Fondi.