Arbëri

“Non-paperi” austriak: Mundësojeni anëtarësimin gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

 

“Non-paperi” i fundit për vendet e Ballkanit Perëndimor vjen nga Austria dhe nuk është si të tjerët paraprak, ku flitej për shkëmbime të territoreve e marrëveshje që mund të nxisin luftë.

“Non-paperi” austriak, të cilin e ka siguruar portali nga Sarajeva “Klix”, i rekomandon Bashkimit Evropian anëtarësimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova.