Arbëri

Fondi paguan spitalet private për shërbimet që mund t’i kryejë QKUK-ja

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Programi për trajtim jashtë spitaleve publike përcillet me parregullsi qysh në hallkën e parë në QKUK. Mjekët referojnë pacientët për në privat, edhe kur këto shërbime mund të kryhen në QKUK. E, ato referime mandej nuk kontrollohen në Fondin e Sigurimit Shëndetësor. Kësisoj për një bllokim aparati, Klinika e Kardiologjisë e referoi një pacient për në spital privat. Aparat të tillë kishte pothuajse secila klinikë tjetër e QKUK-së. Aparati është në peshë jo shumë të madhe dhe lëvizëse, por nuk u tentua të huazohej. Kësisoj, Fondi pagoi 13 mijë euro për këtë pacient. E, me 13 mijë euro jo vetëm që do të mund të servisohej ky aparat, por të bliheshin së paku edhe dy të tilla të reja

Udhëzimi Administrativ, që e rregullon Programin për trajtim jashtë spitaleve publike, pothuajse me vite të tëra nuk është marrë parasysh nga dy hallka që e mundësojnë trajtimin e pacientëve jashtë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në këtë udhëzim administrativ është i bashkangjitur një aneks me patologjitë dhe çmimet që i mbulon Fondi i Sigurimit Shëndetësor.