Arbëri

Dyshime që drejtori i Fondit ua rekomandoi pacientëve spitalin turk që fiton miliona nga FSSH-ja

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Ndonëse ligjërisht është e ndaluar që Fondi i Sigurimit Shëndetësor pacientëve t’u rekomandojë spitale private, atëherë kur ata kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, ka dyshime që një gjë e tillë po ndodh.

Një i ri ishte diagnostikuar me leukemi. I duhej trajtim jashtë shtetit. Fondi ligjërisht këtë pacient mund ta ndihmonte me 30 mijë euro, aq sa e lejon ligji. Familja kishte vendosur kontakt me drejtorin e këtij institucioni, Fatmir Plakiqi. E sipas dëshmive- mesazheve të familjes, ai ua rekomandoi spitalin.