Arbëri

Keqpërdorimet me Fondin nisin në QKUK, rastet e rregullta me të njohshëm bëhen “urgjenca”

Mungesa e një bari shpesh është përdorur si arsye që Qendra Klinike Universitare e Kosovës të referojë pacientë për dërgim në trajtim jashtë spitaleve publike
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Hulumtimi i KOHËS ka zbuluar që keqpërdorime me paratë e Programit për Trajtim Jashtë Vendit nisin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjekët shpesh i referojnë pacientët jashtë vendit, si raste të rregullta e për patologji që trajtohen në Kosovë. Kur bordi i ka refuzuar këto trajtime, ata kanë arritur që sërish të marrin fletë-referime për patologji që kinse nuk trajtohen në Kosovë, porse tash i kthejnë në urgjenca. Ka edhe raste kur mjekët kanë vullnet t’i kryejnë disa shërbime në QKUK dhe kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që t’i furnizojë me barna, të cilën gjë ministria nuk e bën, por ua mundëson spitaleve private përfitimin për këta pacientë

Mungesa e një bari shpesh është përdorur si arsye që Qendra Klinike Universitare e Kosovës të referojë pacientë për dërgim në trajtim jashtë spitaleve publike.

KOHA gjatë hulumtimit disamujor mbi mënyrën e shpenzimit të parave të Programit për Trajtim Jashtë Institucioneve Publike ka parë dëshmi të rasteve të referimeve të këtilla nga QKUK-ja.