Arbëri

Mbi 300 mbetje mortore në Institutin e Mjekësisë Ligjore presin identifikim

 

Identifikimi i mbi 300 mbetjeve mortore – në mesin e të cilave ka edhe persona të vrarë në luftën e fundit në Kosovë – vazhdon të jetë sfidë teksa këtë vit ka nisur edhe selektimi i tyre. Së shpejti nisin gërmimet në disa pjesë të Kosovës, ku dyshohet për varreza masive

Në mesin e 16 frigoriferëve që gjenden në katin e parë në Institutin e Mjekësisë Ligjore vazhdojnë të zënë vend mbetje mortore. Të pakta nuk janë eshtrat e personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë, e që ende janë të paidentifikuara.

Por, tashmë ka nisur selektimi i mbi 300 mbetjeve mortore, për të parë se sa prej tyre i përkasin luftës së fundit, e sa janë të periudhave të tjera.