Arbëri

Mustafa: Ministri Murati me teori konspirative

 

Ish-ministri i Bujqësisë, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Besian Mustafa, ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Murati për teori konspirative lidhur me akcizën dhe TVSH-në për naftën.

Mustafa ka thënë se Murati duhet të ofrojë zgjidhje për t’i përkrahur qytetarët me çmimet e papërballueshme dhe jo ta hedh fajin te të tjerët për “pasivitetin e tij”.