Arbëri

Murati: Opozita po kërkon që shteti t’i ulë të hyrat, e jo bizneset fitimin

 

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar opozitën se po kërkon nga Qeveria që t’i ulë të hyrat dhe nuk po kërkon nga bizneset që të ulin fitimin.

I ftuar të hënën në 60 Minuta të KTV-së, Murati ka thënë se heqja e akcizës dhe TVSH-së nuk do të ulte çmimin e naftës.