Arbëri

Veliaj: Tirana do t’i përfitojë 50 milionë euro në ditë gjatë “Sunny Hillit”

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se Tirana do të përfitojë deri në 50 milionë euro në ditë nga festivali “Sunny Hill”, për të cilin organizatorët kanë marrë vendim të martën që të zhvendoset këtë vit në kryeqytetin e Shqipërisë, me arsyetimin se autoritetet në Kosovë nuk ia ndanë parcelën e premtuar prej 17 hektarëve në Bërnicë për 99 vjet shfrytëzim.

Veliaj në një intervistë për TCh të mërkurën, tha se përfitimet nga ky festival do të dyfishojnë ekonominë e Tiranës.