Arbëri

OSBE-ja kërkon të zgjidhet pa vonesë anëtari i Bordit të KPM-së

 

Moszgjedhjen e anëtarit të Bordit së Komisionit të Pavarur të Mediave e kritikoi misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në një përgjigje për KOHËN, OSBE-ja deklaroi të mërkurën se është për keqardhje që Bordi mbeti i paplotësuar, derisa i bëri thirrje Kuvendit që ta zgjedhë “pa vonesë një kandidat të mirëkualifikuar në mënyrë që ky institucion i rëndësishëm të funksionojë efektivisht”.