Arbëri

Scholz: Nuk është e sigurt se do të mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në

 

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të jetë në pikëpyetje mbajtja e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me ato të Bashkimit Evropian, që është paraparë për të enjten paradite në Bruksel. Gjatë një adresimi në Bundestag, Scholz ka folur me tone kritike për qasjen që BE-ja është duke e treguar në raport me procesin e zgjerimit.

“Unë po e them shumë qartë: Shpresoj që Samiti të mbahet. Sipas informatave tona, nuk është e sigurt që do të mbahet”, ka thënë kancelari Scholz të mërkurën. “Që të jem i sinqertë, kjo nuk më çudit. Sepse kur ngjall shpresa, kur i ke futur këto vende në një rrugë dhe kur i bind se ia vlen që të ecin në rrugën drejt BE-së, dhe ata i bëjnë të gjitha përpjekjet, rrezikojnë konflikte politike brenda vendit, madje, një vend, Maqedonia e Veriut, ndryshon edhe emrin që të mos jetë në grindje me Greqinë, atëherë është konsekuente që vendimmarrësit dhe qytetaret dhe qytetarët e tyre ta shprehin pakënaqësinë që kanë”.