Arbëri

Holanda po ndryshon qëndrim për liberalizim të vizave për Kosovën

Foto ilustrim
 

Deputetja holandeze, njëherësh edhe ish-deputete e Parlamentit Evropian, Kati Piri, ka thënë se disponimi i vendit që përfaqëson ka ndryshuar sa i përket zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Piri ka thënë se Parlamenti holandez është shprehur i gatshëm të rishikojë liberalizimin e vizave për Kosovën.