Arbëri

Kosova ka pranuar vaksinat për fëmijët nga 5 vjeç

 

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka konfirmuar se tashmë kanë pranuar doza të vaksinës për fëmijë kundër COVID-19, dhe se sot apo të hënën do të mblidhet komiteti për vaksinimin për të dhënë rekomandimin për këto vaksina.

Latifi u shpreh i shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa paralajmëroi fushatë të re të vaksinimit antiCOVID.