Arbëri

​Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës

 

Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim. Vonesat për shqyrtim të aplikimit të Kosovës po konsiderohen burokratike, por megjithatë, vlerësohet se ka qenë momentumi i duhur për të aplikuar, pavarësisht kritikave se Kosova është dashur të presë deri sa të sigurohen shumica e votave në Këshill.

Ndonëse shtetet kyçe të BE-së kanë mbështetur aspiratat e Kosovës për anëtarësim në KiE, avancimi tutje ndërlidhet edhe me dialogun Kosovë-Serbi.