Arbëri

Qindra raste të dhunës nëpër shkollat e Kosovës për 5 muaj

Foto: Policia e Kosoves
 

Dhuna në mes të nxënësve në shkollat e Kosovës mbetet një fenomen shqetësues. Rezultatet e aksionit policor në Ferizaj ngjallën debatin për të bërë më shumë rreth sigurisë në dhe rreth institucioneve shkollore. Organizatat dhe njohësit e çështjeve të arsimit thonë se dhuna ndodh për shkak të neglizhencës dhe mungesës së psikologëve, ndërsa Ministria e Arsimit thotë se ka ngritur Forumin Nacional për Shkolla Miqësore për të parandaluar rastet e dhunës në shkolla.

Në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës, thuhet se vetëm për pesë muajt e parë të vitit 2022 janë raportuar 288 raste të ndryshme të dhunës në shkolla.