Arbëri

Hetim për 44 milionë euro të tjera të autostradës që “fshiheshin” në dëshmi

Autostrada “Arbën Xhaferi”, e lëshuar në funksion në maj të vitit 2019, ka lënë prapa një aktakuzë për keqpërdorim të 53 milionë eurove e tash edhe hetimin për 44.1 milionë të tjera
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Për mënyrën se si Ministria e Infrastrukturës ka paguar ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” ka nisur hetim i ri. Përveç 53 milionë eurove shtesë, për të cilën ka aktakuzë, në kohën e Qeverisë Haradinaj i ishin paguar konsorciumit “Bechtel-Enka” edhe 44 milionë euro të tjera. Ky hetim ka nisur vetëm pasi KOHA e ka bërë publike aneks-kontratën për pagesën shtesë. Prokurorëve u kishte ikur ky detaj, ani pse njëri prej dëshmitarëve të rastit të 53 milionëve e kishte përmendur edhe shumën shtesë prej 44 milionëve. Ministri Liburn Aliu ka konfirmuar se është në dijeni për një hetim të tillë

Prokuroria ka nisur proces të ri hetimor për pagesat e Ministrisë së Infrastrukturës për konsorciumin “Bechtel Enka”, që ka ndërtuar autostradën Prishtinë - Shkup “Arbën Xhaferi”. Përveç 53 milionë eurove në emër të vonesave në kryerjen e punëve, dyshimet janë që këtij konsorciumi i janë paguar edhe 44 milionë euro në emër të punëve shtesë.

Burime në këtë institucion, por edhe në Ministrinë e Infrastrukturës kanë konfirmuar fillimin e hetimit.