Arbëri

Padia ndaj dy ministrive, komunat po humbin miliona euro dhe rrezikojnë të mbyllen

 

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka dhënë detaje lidhur me padinë që do ta dorëzojnë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me kontratën kolektive.

Komunat, sipas tij, po humbin miliona euro, xhirollogaritë e tyre bllokohen, e disa nga ato janë para falimentimit dhe rrezikojnë të mbyllen. Krejt kjo për shkak se mësimdhënësit po kërkojnë pagesat që i takojnë me kontratë kolektive.