Arbëri

Zyrtarët e shkarkuar dyshojnë në vendimmarrjen e Këshillit që e shpalli veten jokompetent

Pas 45 ditësh trajtim të lëndës, Këshilli e shpalli veten jokompetent për të vendosur lidhur me ankesat, me arsyen se të shkarkuarve u mungojnë aktemërimet, rrjedhimisht nuk mund të trajtohen si shërbyes civilë. Megjithëse vendimet nuk janë bërë publike, me to janë njoftuar diplomatët që ishin ankuar

Diplomatët që ishin pjesë e grupit të zyrtarëve të shkarkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e kanë cilësuar absurd dhe dyshues veprimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. Pas 45 ditësh trajtim të lëndës, Këshilli e shpalli veten jokompetent për të vendosur lidhur me ankesat, me arsyen se të shkarkuarve u mungojnë aktemërimet, rrjedhimisht nuk mund të trajtohen si shërbyes civil. Megjithëse vendimet nuk janë bërë publike, me to janë njoftuar diplomatët që ishin ankuar.

 

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme që u shkarkuan nga Gërvalla, për të cilët Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka vlerësuar se nuk është kompetent që të vendosë, me arsyen se mungojnë aktemërimet - kanë ngritur dyshime lidhur me këtë vendimmarrje. Për ta konstatuar këtë, sipas tyre, Këshillit i janë dashur 45 ditë, teksa pretendojnë se Ministria nuk ua ka ofruar as dokumentacionin e kërkuar për trajtimin e lëndës, përmes të cilit do të dëshmohej se ka pasur shkelje ligjore kur janë zgjedhur në konkursin e para 12 vjetëve

Diplomatët që ishin pjesë e grupit të zyrtarëve të shkarkuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e kanë cilësuar absurd dhe dyshues veprimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. Pas 45 ditësh trajtim të lëndës, Këshilli e shpalli veten jokompetent për të vendosur lidhur me ankesat, me arsyen se të shkarkuarve u mungojnë aktemërimet, rrjedhimisht nuk mund të trajtohen si shërbyes civil. Megjithëse vendimet nuk janë bërë publike, me to janë njoftuar diplomatët që ishin ankuar.

“Është edhe një shkelje e radhës, kuptohet që s’jemi të kënaqur. Një institucion që është i thirrur me sjellë drejtësinë e me shpall veten jokompetent, kjo është e pakuptueshme dhe e papranueshme për neve”, ka thënë Rrahim Morina, ish-zyrtar për siguri në MPJD. “Sa e di, në atë konkurs jemi pranuar diku 35-40 veta. Ministrja i ka tërheq vetëm 11. Fatkeqësisht nuk ke as me kënd komunikon për vendimet arbitrare që janë marrë më 15 mars e janë dërguar më 16, teksa kemi qenë duke i kryer punët rutinë në kuadër të Ministrisë. Nuk e kemi ndërmend me u ndal. Avokati është drejtuar edhe me një ankesë dhe ne do të vazhdojmë tutje drejt gjykatës. Shkeljet janë aq të mëdha sa nuk mundesh me i fsheh edhe me dashtë”.