Arbëri

Italia premton thjeshtësim të marrjes së vizave deri në liberalizim

Foto: KOHA
 

Nënsekretari i Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme, Benedetto Della Vedova, deklaroi të mërkurën se Italia e mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shtuar vendi i tij mund ta thjeshtësojë procesin e marrjes së vizave Italiane për kosovarët deri në liberalizim.

Ai të mërkurën në një konferencë për media në Prishtinë, tha së heqja e vizave do të ishte e rëndësishme për marrëdhëniet kulturore, ekonomike e për studentët që duan të studiojnë jashtë.