Arbëri

Parashikimi i motit: Pritet shi e shkarkime rrufesh

Foto: Alban Bujari / KOHA
Foto: Alban Bujari / Koha / Arkiv
 

Mot me diell dhe vranësira të pakta, që gjatë pjesës së dytë të ditës ka mundësi të shoqërohen me riga shiu e shkarkime rrufesh, do të mbizotërojë të enjten (sot) në Kosovë.

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet mes 29 dhe 34.