Arbëri

AAK-ja përkrah vettingun, s’pret sukses pa përfshirjen e të gjitha palëve

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar të rëndësishëm dhe e mbështet procesin e vettingut në drejtësi, ka thënë kjo parti pas takimit që ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, pati me kryeministrin Albin Kurti.

Megjithatë, kjo parti ka thënë se s’ka besim që procesi do të ketë sukses pa konensus të plotë të brendshëm politik, pa përfshirjen e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian dhe pa përfilljen në përpikëri të qëndrimeve të Komisionit të Venecias.