Arbëri

Studentet me kampanjë për pranim të vajzave në familje dhe shoqëri

 

Donjeta Zahiti dhe Elizabeta Bajrami janë në mesin e një grup studentesh, që kanë publikuar një kampanjë për pranim të vajzave në familje dhe shoqëri ditë më parë. Dy studentet e Fakultetit të Gazetarisë thonë se kanë dashur që përmes kësaj kampanje të trajtojnë një temë tabu në Kosovë.

Zahiti tregon se ideja për të zhvilluar një kampanjë të tillë erdhi pasi në grupin e tyre kishte vetëm vajza.