Arbëri

OEAK kërkon nga ATK-ja publikimin e përditshëm të aktiviteteve ekonomike

 

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka kërkuar nga Administrata Tatimore e Kosovës pasqyrimin e përditshëm digjital për aktivitetin ekonomik sipas sektorëve, me qëllim që t’u shërbejnë këto të dhëna kompanive me kapital amerikan dhe të tjerë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, theksoi se ashtu siç publikohen të dhënat e bizneseve në baza vjetore nga ana e ATK-së, janë të vonshme, dhe nuk janë të specifikuara sipas sektorëve.