Arbëri

Johnson: S’do të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet shesh lojërash për Putinin

 

Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në Bosnje-Hercegovinë për të kundërshtuar ndikimin rus si dhe “për të forcuar misionin e NATO-s, dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë”, ka thënë Qeveria britanike të enjten.

“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër shesh i lojërave për synimet shkatërruese të [presidentit rus, Vladimir] Putin”, thuhet në deklaratën e kryeministrit britanik, Boris Johnson.