Arbëri

BE-ja i njeh certifikatat kosovare të COVID-19

Foto: KOHA
 

Bashkimi Evropian njoftoi se nga e enjtja do t’i pranojë certifikatat e vaksinimit, testimit dhe të shërimit të lëshura nga institucionet e Kosovës për COVID-19.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së, të lëshuar të enjten, thuhet se ky vendim vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara “në përputhje me rregulloren e BE-së, të Parlamentit Evropian dhe Këshillit”.