Arbëri

Kurti: Paralajmërimet e Beogradit për dalje nga dialogu e kanë trembur dikë në Bruksel

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se çështja e targave të automjeteve ka qenë qysh nga koha e pasluftës, “trashëgimi e strukturave të lëna nga Millosheviqi”, regjimi i të cilit, ka thënë Kurti, “nuk do të mund të vazhdojë në Kosovë pafundësisht”.

Ai para mediave ka thënë se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është i njoftuar për secilin vendim që merret.