Arbëri

Nga e premtja edhe fëmijët e lindur në 2014 mund të aplikojnë për shtesa

Foto: KOHA
 

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të premten se që nga sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2014 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë.

“Duke filluar nga ky muaj skema për Shtesat për Fëmijë do të zgjerohet gradualisht, duke shtuar nga një gjeneratë për çdo muaj. Pra, në muajin gusht do të shtohet gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2013, në muajin shtator gjenerata e fëmijëve të lindur në vitin 2012, e kështu me radhë”, thuhet në njoftim.