Arbëri

Osmani për CNN: NATO-ja do të jetë më e fortë me shtete si Kosova

 

Të qenit pjesë e NATO-s do të thotë të jesh i sigurt, ka thënë presidentjae Kosovës, Vjosa Osmani, për aspiratat e Kosovës që të pranohet në aleancën veriatlantike. Në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan CNN, Osmani është shprehur e bindur se NATO-ja do të ishte më e fortë po që se i pranon shtetet si Kosova, që besojnë në vlerat e aleancës.

Osmani ka thënë po ashtu se Kosova i përket vlerave evropiane dhe se shpreson që Bashkimi Evropian do ta pranojë së shpejti.