Arbëri

Trajkoviq: Për policinë e Vuçiqit, kufiri i Serbisë është në Merdar

 

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, është ndaluar nga policia serbe në pikëkalimin kufitar me Kosovën, në Merdar, ka bërë të ditur vetë ajo në një shkrim në Twitter të premten. Trajkoviq ka thënë se kjo konfirmon që për “Policinë e Vuçiqit/Vulinit, kufiri i Serbisë është padyshim në Merdar”.

Trajkoviqit ditë më parë iu ndalua edhe fluturimi në Aeroportin “Nikola Tesla”. Kjo për shkak se, siç thotë ajo, të një padie që ia ka bërë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq. Ndërkaq në një deklaratë të shkurtër për “KoSSev”, Trajkoviq ka thënë se edhe ndalimi i së premtes ishte për të njëjtat arsye.