Arbëri

REL: Autoritetet serbe i ndalojnë pushimet në veri të Kosovës, shkak “situata politike”

 

Punëtorëve të institucioneve të cilat i financon Serbia në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës u është dhënë një “paralajmërim verbal” se nuk mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre vjetore në periudhën e ardhshme për shkak të “situatës politike”, ka raportuar Radio Evropa e Lirë të premten.

Siç ka thënë një punëtor shëndetësor në njërën nga këto katër komuna, “të gjithë janë të çuditur nga vendimi”.