Arbëri

FSK-ja dhe USH-ja në trajnim nga forcat elite të ushtrisë amerikane

 

Një ekip i Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA-së është vendosur në Shqipëri për të mbështetur dhe këshilluar Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore. Krahas tyre, kjo brigadë do ta asistojë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, efektivë të së cilës u janë bashkëngjitur atyre të ushtrisë shqiptare dhe për ditë të tëra do të jenë nën asistencën amerikane

Është aktivizuar të premten në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SFAB), një ekip i së cilës do të mbështesë dhe të këshillojë Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore. Krahas Forcave Tokësore të Ushtrisë Shqiptare, kjo brigadë do ta asistojë edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), efektivë të së cilës u janë bashkëngjitur atyre të ushtrisë shqiptare dhe për ditë të tëra do të jenë nën asistencën amerikane.

SFAB është njësi e specializuar që ka për mision kryesor stërvitjen, këshillimin, ndihmën dhe realizimin e operacioneve me vendet aleate dhe partnere. Pjesëtarët e kësaj brigade janë kryesorët për çështje taktike në ushtri.