Arbëri

AUV-i me mungesë të inspektorëve sanitarë, 32 në tërë Kosovën

 

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Flamur Kadriu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se është rritur numri i inspektorëve sanitarë dhe kontrolleve zyrtare.

Madje, ai ka thënë se bashkëpunimi me Policinë dhe Prokurorinë është i jashtëzakonshëm veçse mungojnë inspektorët veterinarë, duke shtuar se në krejt Kosovën operojnë vetëm 32.