Arbëri

Ekonomistët paralajmërojnë depopullim, deri në 60 mijë vetë mund të ikin këtë vit

 

Kosovën do ta lëshojnë deri në fund të vitit nga 50 deri 60 mijë persona, kanë vlerësuar ekspertët ekonomisë. Përderisa vetëm vitin e kaluar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se kanë migruar 42,728 persona.

Sipas ekspertëve, numri do të rritet krahasuar me vitin 2021 për shkak të kushteve të këqija ekonomike, duke paralajmëruar edhe mungesë të fuqisë punëtore, raportoi Ekonomia Online.