Arbëri

Rreth 1.000 punëkërkues në muaj këtë vit, 70.000 të papunë

 

Numri i personave të regjistruar si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për pesë muajt e parë të vitit 2022 është mbi pesë mijë persona, duke bërë që mesatarja e personave të cilët paraqiten pranë kësaj agjencie punësimi në muaj të jetë mbi 1000. Mbi 40% e këtij numri i përkasin moshës deri në 25 vjeç. Në total, numri i personave të papunë është rreth 70 mijë në nivel vendi, por që jo të gjithë personat që janë të papunë paraqiten pranë kësaj agjencie.

Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Shpëtim Kalludra, në një intervistë për KosovaPress, tregoi se përjashtuar vitin 2020 që ka pasur një rritje të madhe të numrit të punëkërkueseve për shkak të përftimit nga mbështetja qeveritare, numri prej 1000 punëkërkuesish në muaj është në vazhdimësi.